Categories Lajme

Ulet mosha e vaksinimit me detyrim në Greqi, gjobë 100 euro pas 16 janarit

Rritja e rasteve me koronavirus po bën që Greqia të ule moshën e vaksinimit me detyrim deri në 50 vjeç. Lajmi u dha paraprakisht nga ministri i Shtetit Stelios Petsas, i cili shpjegoi se detajet mbi mënyrën e implementimit të këtij vendimi do të jepen në ditët në vijim nga vetë ministri i Shëndetësisë.

“Vendimi për përfshirjen e moshës si kriter për vaksinimin e detyrueshëm dha rezultate për ata mbi 60 vjeç.  Nëse është e nevojshme do të ulet edhe më tej kufiri i moshës. Kjo do të bëhet në ditët në vijim. Jo në kategoritë profesionale, por në ato të moshuara.” , tha Petsas, duke sqaruar se gjoba prej 100 euro në muaj për të pavaksinuarit mbi 60 vjeç do të zbatohet normalisht pas datës 16 janar.

Greqia ka aplikuar vaksinimin me detyrim për disa kategori punonjësish siç janë ato të Shëndetësisë dhe shërbimeve. Më herët u aplikua edhe vaksinimi me detyrim për çdo person mbi 60 vjeç. /abcnews.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME