Categories Lajme

Ulja e temperaturave, DSHP jep alarmin për shpërthimin e fruthit në kopshte e çerdhe

Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shpërthimin e fruthit, por edhe rrezikun nga virozat stinore për shkak të uljes së temperaturave. Ndaj pranë institucioneve të arsimit parashkollor, kopshte dhe çerdhe të cilat janë hapur prej datës 3 janar, ata kanë kërkuar nga drejtuesit që çdo ditë të kontrollojnë fëmijët.

Kryesisht për këto simptoma, temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë. Madje duke ju kërkuar që fëmijët që kanë këto simptoma të mos i pranojnë në këto institucione dhe t’i drejtojnë rastet te mjeku specialist.

Sipas burimeve pranë Shëndetit Publik, ky vendim është marrë për shkak të infektimit të tre fëmijëve nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen, me fruth, raporton Klan Plus.

Situata sipas mjekëve rëndohet edhe më shumë për shkak se nga viti në vit  numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje. Kjo për arsye se janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME