Categories Lajme

Ulje drastike e temperaturave deri në -1 gradë/ Flet meteorologia: Ja si do jetë moti gjatë javës

Shqipëria është përfshi prej mbrëmjes së djeshme deri në mëngjesin e sotëm nga reshje të dendura shiu, të shoqëruara me rrebeshe në disa zona. Meteorologia Adiola Bami nga “MeteoAlb” shprehet se e gjithë java që sapo ka nisur do të jetë me kushte të tilla, reshje shiu, dëbore dhe ulje temperaturash, që në zonat malore do të zbresin deri në -1 gradë. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike.

“Duke filluar nga mbrëmja e djeshme dhe deri në mëngjesin e ditës së sotme, territori shqiptar ka pasur sasi të konsiderueshme të reshjeve të shiut, më të dukshme në zonat jugore. Herë pas here reshjet kanë qenë në formën e rrebesheve.

Pritet përmirësim gjatë orëve të paradites sot në zonat e ulëta dhe perëndimore, ndërsa mbetet reshjet e pakta në zonat lindore.

Reshjet e pakta mbeten në ditët e para të javës, por dita e enjte na sjell një sërish një sistem të dendur me vranësira duke sjellë rrebeshe shiu. E premtja dhe fundjava përmirësojnë disi kushtet atmosferike, pasi sasia e reshjeve gjatë të premtes dhe fundjavës do të jenë më të pakët.

Përsa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm ka shënuar rënie duke bërë që vlerat minimale të zbresin në 4 gradë në zonat malore, ndërsa vlerat maksimale parashikohen 21-22 gradë. Nga e marta dhe në vijim presim rënie të djeshme duke bërë që mëngjesi i enjtes dhe së premtes termometri në zonat malore zbret në -1 gradë, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 20-21 gradë.

Gjatë ditës së enjte natën presim që të shfaqen reshjet e dëborës në lartësi mbi 1200-300 mbi nivelin e detit. Herë pas here gjatë mesditës dhe pasdites problematik do të jetë edhe parametri i erës, ku në det të hapur parashikohet të arrijë në 55 km/h.

Kosova dhe Maqedonia mbeten me rrebeshe shiu jo vetëm sot, por deri ditën e mërkurë. Ditën e enjte dhe të premten do të ketë rrebeshe shiu, nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës. Fundjava përmirëson disi kushtet atmosferike. Edhe temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme duke bërë që termometri në Kosovë të zbresë në -2 gradë në zonat malore. Në Maqedoni zbret maksimale priten deri në 15 gradë” tha Bami. I gjithë rajoni këtë javë është i përfshirë nga moti i keq, që në disa vende ka shkaktuar përmbytje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME