Categories Lajme

“Ulje të shpenzimeve dhe udhëtim falas”, kërkesat e pensionistëve në fund të vitit

Ky vit që po mbyllet duket se ka qenë shumë i vështirë për pensionistët, ata që janë më korrektët kur bëhet fjalë për të paguar faturat e ujit apo energjisë elektrike.

Kreu i Shoqatës së Integrimit të Pensionistëve thotë se pensionistët jetojnë me shumë pak të ardhura, të vetmuar dhe të harruar.

“Po t’i shikosh pensionistët ulen vetëm nëpër kafe se nuk paguajnë dot kafe për një bashkëmoshatar të tyre”, shprehet kreu i shoqatës, Osman Terziu.

Në emër të afro 700 mijë pensionistëve, Terziu kërkon rritje të pensioneve, pasi siç dhe tregon, u mbeten shumë pak për ushqim. Pensionistët i kërkojnë qeverisë të paktën udhëtimin t’ua mundësojë falas.

Ndonëse këtë fund viti qeveria u dha shpërblim, sërish pensionistët janë të pakënaqur, por me probleme akoma janë pensionistët që jetojnë të vetmuar, pasi fëmijët i kanë jashtë Shqipërisë dhe ata duhet të përballen të vetëm me të gjitha vështirësitë.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME