Categories Politike

Ultimatumi i Metës: Kush prek “5 qershorin” përfundon si Haxhi Qamili

Presidenti Meta i ka dërguar një mesazh të qartë kryeministrit Rama, duke e lajmëruar se nëse kalon në Kuvend ndryshimet Kushtetuese do ta pësojë si Haxhi Qamili. Kreu i Shtetit paralajmëroi se do të marrë masa të forta me qëllim monitorimin e procesit zgjedhor në vend për të mos lejuar, siç tha ai, keqpërdorimin e institucioneve në favor të interesave politike.

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i ka cilësuar të papranueshme ndryshimet kushtetuese në mënyrë të njëanshme. Duke kujtuar revolucionin e Haxhi Qamilit, Presidenti i dërgoi një mesazh të qartë kryeministrit Rama nëse ai do ti bëjë ato pa konsensus.

Meta: Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, nga një parlament jo kushtetues  është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës, demokracisë dhe të ardhmen europiane. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt. Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën dhe rekomandimet e Venecias, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia se Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë.

Unë nuk ndaloj asnjëherë të çmendet dhe as të hidhet nga kati i 20. Unë kam të drejtë t’i them mos u hidh se vritesh. Mos më bëni mua përgjegjës për njerëz që nuk kontrollojnë dot dozat e optimizmit të tyre. Edhe Haxhi Qamili doli kundër perspektivës europiane të Shqipërisë, por të gjithë e dimë si përfundoi. Unë jua thash se kush është kontributi im deri tani. Kam dhënë një kontribut të rëndësishme  që opozita të tërhiqen nga kushti i qeverisë tranzitore dhe të pranonte të paktën këto standarde minimale, por kush prek 5 qershorin duhet ta dijë se ka nuk ka vetëm 30 korrik, por dhe  31 korrik, 2 gusht dhe jeta vazhdon, por aty ka një datë ku ndahen dy epokat.

Dhe pastaj nuk ka më rikthim në tryeze  nga ata që përmbysi tryeza dhe kërkim të të drejtave që i takojnë një pakice pasi ke dhënë shembullin më të poshtër dhe më kriminal për interesat të pushtetit tënd je gati të përmbysë të ardhmen e një vendi. Shpresoj të mos ecet në këtë drejtim. Nga oborri i presidencës, Meta publikoi dhe ftesën në twitter të Ramës për të marrë pjesë në Këshillin Politik, Meta e quajti një përpjekje joserioze atë.

Meta: Nuk është çështje e presidentit të merret me çështjet e këshillit politik. Nuk ftohet presidenti në këshillin politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara  si ky Tëitteri këtu (tregon ftesën e Edi Ramës në rrjetet sociale), presidenti nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon mendimin të fton zyrtarisht  për të gjetur një dakordësi. Nëse të gjithë anëtarët e këshillit kanë dëshirë padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij me interesin më të mirë të këtij procesi.

Por këto lloj ftesa LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp. Unë nuk e kuptoj këtë 6 ditë?! Kush e ka vendosur këtë afat? BE, NATO, Bundestagu? Ekziston vetëm një datë e rëndësishme, 5 Qershori, pasi është një marrëveshje ku u investuan të gjitha forcat politike. 5 Qershori mund të rishikohet vetëm në mënyrë konsensuale. Edhe nëse. Kreu i Shtetit lajmëroi se në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një monitorim të fortë të procesit për të mos lejuar ndikimin mbi institucionet.

Meta: Roli i presidentit është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në këtë situatë e cila ka të bëjë me interes kaq të madh publik, mbarë kombëtar, për të cilin ekzistojnë shumë kushte nga partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë të domosdoshme për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Duke qenë se për pak muaj do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese, ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente, për të parandaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit, në mënyrë të veçanta atyre të pavarura, dhe atyre që u përkasin sigurisë kombëtare, në favor të kujtdo.Do ketë shumë akte në këtë drejtim që do jenë shumë transparente, dhe do ketë disa task forca që do të kontribuojnë për mbarëvajten e zgjedhjeve të ardhshme. Pra roli i presidentit do jetë si asnjëherë më parë sepse kushtet dhe presioni ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm për garantimin e standardeve më të mira në këto zgjedhje.

Në konferencën e përjavshme, Ilir Meta, e cilësoi si fitore të tij dhe qytetarëve që thirri në tubimin e 2 marsit tërheqjen e shumicës socialiste nga heqja e kompetencave të Kreut të Shtetit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Me herët Kreu i Shtetit takoi Ambasadorët e vendeve të BE, si dhe kreun e PD-së Lulzim Bashën të cilin tha se e porositi të mos bjerë pre e provokimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME