Categories Lajme

Unaza e Madhe, ‘njollë e zezë’ për shpejtësitë vrastare/Policia kontrolle gjatë natës, kapet mjeti me 137 km/h

Policia Rrugore edhe gjatë kësaj fundjave ka vijuar me kontrollet për mjetet të cilat ecin me një shpejtësi të lartë.  Policia njofton se në segmentin Sauk-Teg në Tiranë, për plot 300 minuta, pas kontrolleve me radar, u evidentuan vetëm dy raste të drejtueseve të mjeteve që ecnin me 135 e 137 km/h.

Njoftimi i Policisë:

Unaza e madhe, nje nga akset rrugore te cilesuar si njollë e zezë nga Policia Rrugore për shkak të shpejtësive vrastare për jetën, apo si pistë për gara makinash, po kthehet ne nje segment normal dhe me siguri. Plot 300 minuta, kontroll me Radar për të parandaluar aksidentet qe vijne si rezultat i shpejtesive mbi mbi normat e lejuara, u evidentuan vetëm dy raste, 135 e 137 km/h. Gjatë 5 orëve të mbrëmjes e deri në këto momente ku ora shënon 01.30 minuta, si rezultat i kontrollit të pandërprerë me radar u konstatua një qarkullim brenda limiteve të lejuara nga 86 deri 99 km/h. Lajm i mirë për të Policinë Rrugore dhe për përdoruesit e rrugës🤝. Radari 📸 dhe polici rrugor 🚔 ja arritën qëllimit deri ne këto momente, për parandalimin e aksidenteve rrugore me pasoja per jetën në kete aks dhe goditjen e rasteve të garave të shpejtësisë. Zbatimi i rregullave të qarkullimit të garanton destinacion të sigurt e respekt për ligjin e Policin Rrugor👮🏻‍♀

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME