Categories Lajme

Unaza e Re hyn në ditën e 51-të protestës për mos prishjen e shtëpive

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë sot në ditën e 51-të. Me jelekë ngjyrë portokalli, flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe bilbilë në duar, ata kërkojnë dëmshpërblim dhe anulim të projektit. Banorët kërkojnë që Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku të ndërhyjë dhe të hetojë këtë projekt që siç e quajnë ata është “vjedhje”.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, si dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

“Kemi besim tek drejtësia amerikane. Kërkojmë lirimin e Ilirit dhe të Danielit. Kërkojmë dëmshpërblim 100% nga shteti. Të anulohet projekti, kjo është vjedhje”,-kanë thënë banorët.

Banorët kanë bllokuar sërish për disa minuta rrugën që të çon tek Unaza e Re, si dhe kanë forcuar thirrjet se protesta do të vazhdojë deri në anulimin e projektit.

f.g.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME