Categories Lajme

“Unë jam Monika Kryemadhi”, gjobitet kryetarja e LSI në Durrës

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, është gjobitur për herë të dytë ‘live’ për shkak se nuk mbante maskë. Kryemadhi kishte shkuar të takojë banorët e Durrësit, por nuk mbante maskë në fytyrë dhe nuk ruante as distancën fizike. “Keni shkelur aktin normativ për mos vendosjen e maskës. Keni kartë identiteti me vete” –i tha asaj polici.

Kryemadhi i përgjigjet: “Unë jam Monika Kryemadhi vëlla, e bija e Ramazan Kryemadhit. 8 prill datëlindja 74. 30 mijë lekëshi jot dhe i Edi Ramës nuk është asgjë përballë kësaj zonje, përballë atij zotërisë, përballë kësaj zonjës që i kanë ikur gjithë fëmijët.  I trajtojnë pa personalitet, kanë pagat më të ulëta në rajon. Nuk ka gjobë që i zgjidh hallin”. Ndërkohë që vijonin debatet mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë, një prej këtyre të fundit vijoi të merrte të dhënat e zonjës Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME