Categories Lajme

‘Uniforma 100% për Policët e Burgjeve’, Gjonaj: Kemi edhe shumë rrugë përpara (FOTO)

Ministria e Drejtësisë Etilda Gjonaj,ka vijuar procesin e shpërndarjes së uniformave për të gjithë efektivët e burgjeve. Gjonaj shprehet se në vitin 2018 fondi i uniformave ka qenë 177.342.000 lekë dhe në vitin 2019 ka qenë 106.823.952 lekë, shuma këto të cilat rezultojnë që të jenë më të lartat krahasuar me vitet e tjera.
Ndër të tjera, Gjonaj siguron se punonjësve të Policisë së Burgjeve po vijon t’i ofrohet vëmendja e nevojshme, duke siguruar se do të ketë standardizim, vlerësim dhe motivim të tyre.

“Hap pas hapi, vetë rezultatet tregojnë se politikat tona po i japin Policisë së Burgjeve një fytyrë të re duke pësuar një transformim të thellë dhe të panjohur prej vitesh.Ashtu siç kemi planifikuar, dialoguar dhe premtuar, vëmendja ndaj tyre do të vazhdojë të rritet maksimalisht deri sa të ekzistojë veç shenja e barazimit me efektivët e Policisë së Shtetit, si në aspektin logjistik ashtu edhe në atë financiar. Edhe pse trashëguam kushte të vështira, procesi i pajisjes me uniforma, është në prag të përfundimit për të gjithë punonjësit e Policisë së Burgjeve.Fondi i uniformave nga buxheti i shtetit prej 177.342.000 lekësh në vitin 2018 dhe prej 106.823.952 lekësh në vitin 2019, po jep fryte të kënaqshme për standardizim, vlerësim dhe motivim të punonjësve. Kemi edhe shumë rrugë përpara…” , shkruan Gjonaj në rrjetin social Facebook duke përcjellë edhe disa imazhe të efektivëve me uniforma të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME