Categories Politike

Meta i dorëzon presidentit të Komisionit të Venecias raportin e ‘mbrojtjes’: Bashkëpunim të plotë për çdo paqartësi

Presidenti i Republikës Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio. Presidenti Meta i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin 55-faqësh që do të përdorë para Komisionit të Venecias për të argumentuar vendimin e tij për të anuluar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Meta i shprehu Buquicchio-s vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të. Kreu i Shtetit vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Në raportin, e bërë publik edhe në faqen zyrtare të presidencës, Meta sjell në vëmendje të gjitha zhvillimet politike që sipas tij kishin sjellë tension mes palëve, duke nisur arsyetimin e tij me një akuzë që opozita ka bërë vazhdimisht ndaj mazhorancës, për bllokim të rolit të saj në Kuvend.

Po sot presidenti Ilir Meta dorëzoi nè Kuvend dokumentin me informacionin që dispononte për çështjen e djegies së parlamentit në protestën e 8 qershorit, informacion i cili sipas tij u bë shkak që të anulonte dekretin për zgjedhjet e 8 qershorit.  Ky raport nuk i është paraqitur ende anëtarëve të Komisionit Hetimor të ngritur për kreun e shtetit pasi disa prej tyre nuk kanë paraqitur certifikatë sigurie, i cili është i detyrushëm për t’u vënë në dijeni të një informacioni të klasifikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME