Denoncim” Gazetarët e Vlorës janë përballur ditën e sotme me një skenë të shëmtuar të zv/drejtorit të Policisë së Vlorës .
Gjatë raportimit live të gazetares së A2 CNN dhe gazetarit të Top-Channel ,shumë metra larg vëndit të ngjarjes së sotme ku ndodhi aksidenti ,në respektim të të gjitha rregullave të ruajtjes së vëndit të ngjarjes, zv/drejtori i policisë së Vlorës ka hequr stativin me telefonin që ishte në transmetim live kolegia ndërsa gazetarin e Top-Channel e ka kërcënuar me shoqërim në komisariat .
Në këtë mënyrë ai ka cënuar drejtpërdrejt punën e gazetarëve të cilët kanë respektuar vëndin e ngjarjes .Unioni i Gazetarëve Dega Vlorë, dënon këtë veprim të kryer nga nën drejtori i Policisë së Vlorës dhe kërkon nga ana e strukturave përkatëse që ngjarje të tilla mos të përsëriten më.
Detyra e gazetarit për informimin e publikut , është një detyrë që çdo ditë realizohet mes sakrificave dhe vështirësive dhe Policia duhet të jetë përkrahë gazetarëve dhe jo ti dëmtoj ata.
Gazetarët janë të njëjtët që publikojnë një arritje të policisë dhe të njëjtët që raportojnë një ngjarje të rëndë si ajo ditën e sotme,dhe janë të njëjtët që do të denoncojnë pranë strukturave përkatëse nëse raste të tilla do të përsëriten më.
Zbardhjet e ngjarjeve nuk bëhen duke dëmtuar punën e gazetarëve ,por me rezultate dhe punë konkrete por fatkeqësisht deri tani Vlora ka shumë ngjarje të rënda të pa zbardhura ende….
