Categories Lajme

Universitete italiane në Shqipëri/ Rama: Studentët s’do largohen nga atdheu!

Në focus të vizitës së kreut të qeverisë bashkëpunimin mes dy vendeve. Rama u shpreh se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve.

Po ashtu, Rama kujtoi se më shumë se 30 vitë më parë, shqiptarët ishin në situatë të njëjtë si afganët, e gjetën strehë pikërisht në Itali.

“Disa kohë më parë erdhëm në Brindisi, pa dashje thashë diçka jo të mirë që nuk i pëlqeu barezëve. Thashë që Brindisi ishte më i bukur se Bari.

Tani më duhet që t’u kërkoj ndjesë, por Otranto është më i bukur sesa Brindisi. 30 vjet më parë na hapët dyert kur ishim ne atëherë afganët e sotëm kur arratisëshim nga një ferr. Edhe pse regjimi i Tiranës nuk ishte islamik, sërish bazohej mbi terrorin dhe mohimin e tjetrit.

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen më të thellë për kryetarin e Bashkisë për organizimin e kësaj ceremonie për të mos harruar. Projektim që mbështetet në këtë kujtesë.

Na bën të reflektojmë me fatin e madh që jemi afër Italisë dhe pranë Puglias.

Më duket sikur është Shqipëria e Italisë. Ai progres që ka ndodhur në Puglia, që nuk mbështetet vetëm tek turizmi bën që të jetë shembull i qeverisjes së mirë.

Shqipëria do të presë më shumë agfanë sesa vende të tjera europiane. Nuk e bëjmë për asnjë arsye të caktuar veçse për të nderuar historinë tonë.

Gjyshërit tanë. Shqipëria ishte vendi që strehoi më shumë hebrenj. Ne nuk kemi shumë pasuri që t’ua lëmë fëmijëve tanë, por t’u lëmë humanizmin.

Kushtetuta jonë e parë edhe pse nuk ishte e mirëfilltë, ishte një kanun. Krijoi një institucion moral, sot vazhdon që të jetë i rëndësishëm. Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.

Është një kapitull i tërë që flet për mikpritjen. Do t’i pëlqente mikut tim, magjistratit Mikele dhe Françeskos. Janë miq të mi. Për fat të mirë i kam njohur pasi kishin ushtruar detyrat e tyre si magjistratë.

Do të jenë shumë të kënaqur kur të mësojnë se ekziston një dënim në Kanun për të gjithë ata që nuk e hapin derën ndaj mikut. Ata që nuk e bëjnë dënohen që të marrin pjesë në çdo ngjarje publike, veç varrimeve. Dhe se do të mallkohet për të gjithë jetën.

Nuk po shpresoj aspak në mallkim, shpresoj që kujtesa të mos kthehet në shkretëtirë. Europianët jetojnë në parajsë kur shohim realitetet e tjera. Shqiptarët erdhën me anijë dikur. Dukeshin të rrezikshëm. Por Puglia dhe Italia nuk u zhdukën nga faqja e dheut.

Sot japin kontributin e tyre për ekonominë italiane. Nuk fitoi vetëm humanizmi por edhe e ardhmja e Italisë. Ky do të duhet që të jetë shembulli që duhet t’i japim fëmijëve tanë.”

Ai u takua edhe me rektorë të universiteteve në Puglia për të diskutuar rreth mundësisë që universitetet italiane të hapin degët e tyre në Shqipëri.

“Folëm sot për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afër mes universiteteve dhe një mundësie që mund të kemi një prezencë më të madhe të universiteteve publike italiane që t’iu japim studentëve tanë që të studiojnë pa u dashur nga vendi.

U bë kohë që po diskutojmë, tashmë jemi në momentet e mira dhe do të kontretizojmë disa nga projektet tona me universitetet”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME