Categories Lajme

Ura e rindërtuar e Mesaplikut nga forcat xheniere, nevojë jetike për banorët

Ura e rindërtuar e Mesaplikut, në bashkinë Selenicë, Vlorë, është një investim i përkohshëm, por i sigurtë, që ka lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe daljen më shpejt në treg të prodhimeve bujqësore dhe blegtorale të zonës.

Zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Vilma Bello, ishte sot në fshatin Mesaplik në bashkinë Selenicë dhe u ndal në Urën e rindërtuar të Mesaplikut, teksa theksoi se qeveria ka në prioritet investimet që i shërbejnë qytetarëve dhe zhvillimit.

“Nuk e kisha shkelur më parë këtë zonë, fshatin Mesaplik në bashkinë Selenicë, edhe pse kisha dëgjuar shumë e kam njohur miq të mirë nga ai fshat. Sot pashë e shijova bukurinë e këtij fshati mes malesh”, u shpreh Bello.

Bello tha se , “në këtë ditë të dielltë janari, me banorë të zonës së Mesaplikut, bashkë me prefektin Flamur Mamaj dhe me deputetin e zonës Vullnet Sinaj, ishim tek Ura e rindërtuar e Mesaplikut, investim i përkohshëm, por i sigurt, realizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkia e Selenicës”.

Sipas saj, askush nuk mund të parandalojë fatkeqësitë natyrore, por kur jemi aty, të gjithë bashkë, me përkushtimin e duhur, dëshirën e mirë dhe vullnetin e angazhuar, ka përherë kënaqësi të veçantë.

Zv.ministrja vuri në dukje angazhimin e plotë të Prefektit, deputetit dhe ministrit të Mbrojtjes për zgjidhje të situatës. “Do veçoja ekipin e forcave xheniere që punuan me profesionalizëm dhe energji për ta përfunduar urën që ishte nevojë jetike për banorët, por, mbi të gjitha, mikpritjen që kishin ndjerë forcat e xhenios; mikpritje karakteristike labërie, mikpritje shqiptare”, tha Bello.

Ajo theksoi se, kush e ka në zemër Labërinë dhe do të njohë e të dijë më shumë për bukuritë natyrore të saj, për potencialin turistik që mban, mikpritja e labëve të fton përherë ta bësh.

“Investimi i Qeverisë shqiptare për Rrugën e Lumit të Vlorës e ka sjellë atë zonë aq afër; thjesht vendos dhe shijoje. Përherë do të gjesh diçka të re, si atraksion turistik që do ta fotografosh të bukur në kujtesë”, deklaroi Bello.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME