Sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo ka reaguar në Twitter në lidhje me emërimin e Olta Xhaçkës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë duke shprehur besimin që të punojnë së bashku për të zgjeuar lidhjen SHBA-Shqipëri. Postimi i Pompeot në Twitter: Kënaqësi të dëgjoj emërimin e Olta Xhaçkës si Ministrja e re e Jashtme e Shqipërisë. Ajo ka qenë një partnere e fortë në rolin e saj të mëparshëm si Ministre e Mbrojtjes dhe ne shpresojmë që të punojmë me të për të zgjeruar lidhjet SHBA-Shqipëri ndërsa Shqipëria shkon drejt BE.
Pas publikimit të mesazhit të sekretarit Pompeo, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ministres Xhaçka e cila shkruan: “Faleminderit sekretar Pompeo! Këto fjalë me të vërtetë nënkuptojnë shumë! Jam krenare për miqësinë midis vendeve dhe njerëzve tanë, thellësisht mirënjohëse për “mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë”, dhe e lumtur që mund të luaj një rol modest në krijimin e partneritetit tonë më të fortë! Unë pres që të punojmë ngushtë me SHBA në zgjerimin dhe konsolidimin e partneritetit tonë strategjik më tej!
Në një shënim tjetër, Z.Sekretar, më lejoni t’ju uroj një Vit të Ri dhe një gëzuar ditëlindjen!” Ky reagim vjen vetëm një ditë pasi Olta Xhaçkës ju besua nga Kryeministri Rama Ministria e Jashtme e Shqipërisë pas dorëheqjes që ka dhënë Gent Cakaj, ndërsa në krye të mbrojtjes është emëruar Niko Peleshi.
