Categories Lajme

Ursula von der Leyen i dorëzon Zelenskyt pyetësorin për anëtarësimin në BE

Bashkimi Europian i ka ofruar mundësi Ukrainës për një proces të përshpejtuar të integrimit europian.Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen i ka dorëzuar Volodymyr Zelensky-t, një pyetësor e cila do ta çojë Ukrainën një hap përpara për të marrë statusin e kandidatit në BE.

Në një konferencë për mediat, Von der Leyen tha se BE do të mbështesë Ukrainën për të siguruar që integrimi i saj në union të realizohet brenda disa javëve, dhe jo për disa vite.

“Rusia do të pësojë kolaps ekonomik, financiar dhe teknologjik, ndërsa Ukraina po marshon drejt së ardhmes evropiane, kjo është ajo që unë shoh”, tha ajo.

Duke marrë pyetësorin në një zarf, Zelensky siguroi gazetarët se do të ishte gati brenda një jave.

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të BE-së, shtoi se më shumë se 7 milionë euro ishin ndarë për të mbështetur Ukrainën në mbledhjen dhe paraqitjen e provave të krimeve të luftës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Borrell përmendi gjithashtu se delegatët e BE do të kthehen së shpejti në kryeqytet dhe ai beson se ambasadat do të ndjekin shembullin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME