Categories Lifestyle

Ushqimet që nuk duhet t’i hani asnjëherë në mëngjes

Mëngjesi konsiderohet si vakti më i rëndësishëm sepse trupi mund të furnizohet me ushqyesit më të nevojshëm për një energji të vazhdueshme gjatë ditës. Gjithçka që ju hani në mëngjes ka mundësinë ose t’ju bëjë më të shëndetshëm ose të nxisë sëmundjet dhe t’ju bëjë të shtoni në peshë.

Mëngjesi nuk është një vakt që mund të anashkalohet. Nëse e shmangni atë do të shtoni në peshë, do të ndiheni më të plogësht dhe jo të kthjellët.

Ëmbëlsira

Sipas të dhënave, përveç se ofrojnë shumë kalori, ëmbëlsirat e mbushin trupin me sheqer. Një petull e ëmbël ka 20-50 gramë sheqer, që e detyron trupin të sekretojë më shumë insulinë. Luhatjet e sheqerit në gjak bëhen më ekstreme dhe nxisin urinë edhe nëse keni ngrënë mëngjes. Ju do të keni dëshirë për më shumë karbohidrate. Mjafton një ëmbëlsirë në mëngjes që të futeni në një rreth vicioz të ushqyerjes së keqe.

Simitet me salsiçe

Salsiçet me bukë përmbajnë sasi të mëdha të kripës gjë që rrit frikshëm tensionin e gjakut. Nëse vuani nga hipertensioni, ky ushqim mund të rrisë ndjeshëm rrezikun e ishemisë. Përveç kësaj, salsiçet konsiderohen një ushqim i përpunuar që rrit rrezikun e disa llojeve të tumoreve.

Ushqimet e brumit

Byrekët e produkte të tjera të brumit nuk duhen ngrënë në mëngjes. Kaloritë, yndyrnat e ngopura dhe karbohidratet e përpunuara rrisin rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nëse nuk hiqni dorë prej tyre, përpiquni t’i konsumoni më rrallë.

Drithërat shumëngjyrëshe

Fëmijët i adhurojnë drithërat, veçanërisht ato shumëngjyrëshe.Megjithatë, prindërit duhet të dinë që drithërat nuk janë një zgjedhje e zgjuar për shëndetin e fëmijës. Së pari, ato janë të mbushura me sheqer dhe kalori boshe. Së dyti, ushqimet me ngjyrues i bëjnë fëmijët hiperaktivë.

Në Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar, ngjyruesit artificialë janë të ndaluara të përdoren në prodhimin e ushqimeve. Përse të mos i ndaloni edhe ju nga tryeza e mëngjesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME