Ushqimet që janë shpallur të rrezikshme në një vend, mund të mos jenë të ndaluara në një vend tjetër. Dhe me sa duket ne mund të gjejmë produkte të dëmshme në raftet e marketeve tona lokale. Madje, është edhe diçka tjetër që duhet shqetësuar: ushqimet e përditshme apo ato të zakonshmet që i konsumojnë njerëzit çdo ditë, ndodh të jenë të pasigurta.
Këtu gjeni një listë me ushqime të cilat janë të ndalura nga shumë vende të ndryshme, raporton “Bright Side”.
Mishi i pulës.
Në disa vende të Evropës e posaqërisht në Britani të madhe shitja e pulës është ndaluar që nga viti 1997. Kjo sepse mishi i pulës në Evropë konsiderohet e rrezikshme për shkak përmbajtjes së klorit. Po ashtu, në vitin 2010 kjo ndalesë u bë edhe në Rusi, transmeton lajmi.net.
Ushqimet më drithëra
Në mbarë botën, ushqimet apo “cereal bars” me tërshëra dhe produktet tjera të ngjashme konsiderohen të shëndetshme për shkak përmbajtjes së mineraleve dhe vitaminave. Në Danimark, këto produkte janë të ndaluara, për shkak se përmbajnë një substancë “helmuese” që mund të ndikoj në veshkën dhe mushkërinë e fëmijëve nëse konsumohen shpesh.
Çipsat
Çipsat e patateve që përmbajnë olestra, zevëndesues i yndryrës, janë të ndaluar në Kanadë dhe disa vende të Evropës. Këto produkte mund të çojnë deri në probleme me bark.
Molla
Përgjatë një investigimi i bërë nga Departamenti i Agrikulturës në SHBA, është gjetur se mollat përmbajnë ‘dipehnylamine’, që i ndihmon këtij fruti të qëndroj i freskët në mënyrë që të eksportohet në mbarë botës. Dhe kjo substancë konsiderohet e dëmshme dhe kancerogjene, për ketë arsye mollat janë ndaluar që nga viti 2012.
Buka e bardhë
Buka e cila përmban ‘azodicarbonamide’ (ADA, E927) është e ndaluar në Australi dhe Evropë. ADA përdoret për ta bërë miellin më të bardhë dhe ndihmon që produkti të qëndroj më gjatë dhe më freskët. Ky përbërës mund të shkaktoj alergji dhe asmtha.
Margarina
Konsumimi i këtyre produkteve mund të çoj deri në probleme me metabolizëm, shtypje të lartë të gjakut dhe sëmundje kardiovaskulare. Këto produkte janë të ndalura në Kanadë, Danimarkë dhe Zvicër.
