Categories Lajme

Ushtria e Kim Jong-un gati për luf të?!

Shumë gjera kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes Koresë së Veriut dhe pjesës tjetër të botës, teksa nga viti në vit duket se shteti aziatik po tërhiqet nga pozicioni i tij për luftë, pavarësisht ndonjë deklarate sporadike.Prej marrjes së Presidencës së SHBA nga Donald Trump, lideri i Koresë së Veriut ka shënjuar një tërheqje nga propaganda e tij për luftë, teksa ka hapur edhe negociatat me SHBA lidhur me armët bërthamore, teksa herë-pas-here kërcënon se nuk do i vijojë më negociatat me argumentin se amerikanët nuk janë seriozë sa duhet.Një tërheqje e lehtë u vu re edhe në paradën për 87-vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore, ku u parada nuk tejkaloi aktivitetin e saj.
Ndërkohë që vlen të theksohet se dy vite më parë në prill të 2017-s, ushtria e e Kim Jong-un tregonte se është përgatitur për luftë, teksa qëllonin me predha në drejtim të detit me tanke e kundërajrorë për të “ngacmuar” anijet luftarake Qindra tanke ishin rreshtuar në 2017-ën përgjatë bregdetit për të treguar forcën ushtarake në një spektakël të organizuar në 85 vjetorin e formimit të ushtrisë koreano-veriore. E lideri Kim Jong-un përshëndeste ushtrinë, e cila lëshonte mbi 300 predhave nga tanket dhe kundërajrorët, por edhe silurë të lëshuara nga nëndetëset.
Mos zhvillimi i paradave ushtarake në këto nivele, në arenën ndërkombëtare lexohet si një tërheqje e shtetit diktatorial, të paktën momentale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME