Categories Lajme

Vajza 12-vjeçe e lidhur me 29-vjeçarin, flet e ëma e të miturës: Kishin 3 vite që flinin në një dhomë

Mirela Bosi, nëna e 12 vjeçares e cila denoncoi djalin e bashkëjetuesit për shkak se kryente marrëdhënie seksuale me të miturën prej gati 2 vitesh, ka folur për Euronews Albania ku tha se prej 3 vitesh vajza e saj e mitur dhe djali i bashkëjetuesit të saj flinin në të njëjtën dhomë.

Nëna e 12-vjeçares tha ndër të tjerat se e ka kuptuar dy muaj më parë që vajza e mitur abuzohej nga 29-vjeçari, pasi i kishte dëgjuar mbrapa derës, por nuk kishte denocnuar direkt pasi kishte frike nga bashkëjetuesi i saj. “Ai thoshte e kam si motër por unë e pyesja pasi vajza rinte e mbyllur. E zbulova nga telefoni. Ai e pranoi ndërsa psikologia më tha sot që ata duhen të dy.

Vajza më thotë e kam si vëlla por mendoj se bëjnë lojë me mua.  Prej 3 vitesh ata flinin në të njëjtën dhomë me justifikimin që s’ka dhomë ku të flemë. Bashkëjetuesi flinte me vajzën e tij të vogël ndërsa vajza ime flinte në një dhomë me djalin e tij.

Pashë fotot që kishin dalë të dy të përqafuar në telefon dhe disa biseda. Vajza nuk ju është nënshtruar kontrolleve mjekësore deri tani. Nuk më tregon vajza asgjë. Asnjëri nuk e pranon nga të dy të vërtetën. E kuptova dy muaj më parë i dëgjova pas derës por nuk denoncova direkt se kisha frikë nga bashkëjetuesi sepse më dhunonte. Ajo është fëmijë”, – tha nëna e 12-vjeçares.

Kujtojmë se 29-vjeçari nga Vërdova i Pogradecit u arrestua nga policia dy ditë më parë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të mitur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME