Categories Bota

Vajza 16-vjeçare që u bë nënë/ “Nuk e dija që isha shtatzënë”

Më 20 gusht ajo u bë nëna e Franceskos së vogël, por deri atëherë Angela , një gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Molfetta në provincën e Barit, nuk e dinte që po priste një fëmijë. Në një lidhje për emisionin “Pomeriggio Cinque” , vajza tregon historinë e saj.

“Isha duke fjetur dhe u zgjova me dhimbje në stomak. Hyra në banjë dhe pashë gjak, por mendova se ishin menstruacione. U ktheva për të fjetur kur në një moment mendova se e kisha bërë ujin e hollë në shtrat, në vend të kësaj më kishin plasur ujërat e lindjes. Dhimbja u rrit, në fund kërkova nga babai dhe i dashuri im që të më shoqërojnë në spital. Zbrita katër kate dhe kur arrita te dera rashë në gjunjë. Mendova se duhej të shkoja në banjë, por Francesco lindi.”

Ndërsa babai, Saverio , thotë se dëgjoi një ulërimë nga hyrja e ndërtesës dhe vrapoi. Në momentin që hyri brenda pa të dashurin e Angelës me foshnjën në krah. Në gjendje shoku ata thirrën menjëherë ambulancën. E gjithë situata është e pabesueshme edhe për nënën e Angelës, Annamarian.

“Për nëntë muaj nuk kemi vërejtur asgjë. Kishte pak bark dhe gjoksin e madh, por e ka pasur gjithmonë. Në muajin e pestë shfaqi shqetësime, por sipas mjekut kishte irritim të zorrëve. Vajza ime ishte shumë e guximshme, në përgjithësi kishte frikë nga gjithçka, por atë natë dëshmoi se ishte një grua e shkëlqyer.” Barbara d’Urso, drejtuesja e emisionit, pasi dëgjoi tregimin, apeloi: “Djali është njëzet e gjashtë vjeç dhe punon në Gjermani sepse familja nuk është e pasur. Ne do t’i gjejmë atij një punë pranë Molfetës, në mënyrë që të mund të jetë me familjen e tij.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME