Categories Sport

Vlorë, Flamurtari dhe Tirana ndajnë nga një pikë në një ndeshje dramatike

Flamurtari dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në një ndeshje mjaft dramatike të luajtur në Vlorë. Vlonjatet kanë arritur të marrin një pikë vetëm në frymën e fundit të ndeshjes, atëhere kur gjithcka ishte menduar se do të përfundonte me fitoren e Tiranës.

Ardit Hoxhaj ka realizuar në minuten e fundit të ndeshjes duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-2. Tirana ishte ajo që kaloi e para në avantazh me anë të hasanit ne minutën e katërt, por Flamurtari gjeti barazimin, pas një autogoli të Ngo. Tirana gjithsesi shënon sërish me Hasanin në pjesën e parë duke shkuar në shifrat 2-1. Një rezultat që ka qendruar në fuqi deri në minutën e 93-te, kur Ardit Hoxhaj ka barazuar për ti dhënë një barazim Flamurtarit. Pas takimit trajneri i Flamurtarit Dritan Sadedini e ka quajtur një pikë shpresë dhe një ndeshje ku ndoshta tashmë Flamurtari mund dhe duhet të mendoj per vazhdimësinë në kampionat.

Ardian Mema, trajneri i Tiranes, nuk e ka pranuar fjalen krizë tek Tirana, pavarësisht barazimit në Vlorë dhe faktit që një javë më parë humbi në derbi. Për trajnerin e Tiranës, skuadra e tij në ndeshjet e fundit e ka dhuruar rezultatin ndaj kundërshtarit. Flamurtari merr piken e dytë në kampionat, duke nisur të shpresojë tashmë, ndërsa javën e ardhshme luan në transfertë ndaj Teutës në Durrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME