Categories Lajme

Vajza angleze humbi jetën në Sarandë 11 muaj më parë/ Familja kërkon informacion, prokuroria “mur” heshtjeje

Ky është George, babai i Rebecca Gannon, anglezes e cila humbi jetën 11 muaj më parë, në brigjet e Sarandës, teksa nisi të bënte Scuba Diving.

Menjëherë pas humbjes të së bijës, ai la Anglinë për t’u vendosur në Sarandë.

E gjitha për të mësuar të vërtetën e asaj çfarë ndodhi. E pret dhe ka tentuar ta mësojë, nga organet e drejtësisë shqiptare, të cilat po hetojnë rastin dhe kanë ngritur një akuzë nën dyshimin e “shkeljes së rregullave në punë”, ndaj Saimir Kushovës, pronar i agjencisë së zhytjeve.

Por nga ajo çfarë raporton gazetari Top Channel, rezulton se britaniku George Gannon, është përballë një muri bllokues, në të mësuarin zyrtarisht se çfarë ndodhi me të bijën, e ardhur me të dashurin për pushime në Sarandë, por iu kthye e vdekur.

George Gannon përmes një avokati i cili përfaqëson familjen e Rebeccas, më 24.05.2023 i është drejtuar prokurorisë Sarandë, me këtë kërkesë të cilën e disponon Top Channel ku thuhet:

“Bazuar në Ligjin 55/2018 avokati ka të drejtë të kërkojë shpjegime dhe dokumente që kanë lidhje me çështjen ose klientët që përfaqëson, nga çdo institucion i administratës publike, gjykatat, prokuroritë etj. Kërkojmë informacion në lidhje me fazën në të cilën ndodhen hetimet nga Prokuroria Sarandë në lidhje me aksidentin e datës 19.09.2022 ku humbi jetën Rebecca Gannon. Kopje të materialeve fashikullit hetimor”.

Sipas George Gannon dhe avokatit që e përfaqëson, megjithëse po mbushen 3 muaj nga dërgimi kësaj kërkese bazuar në ligj, Prokuroria e Sarandës nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

Ndërkohë edhe kërkesa Top Channel, e datës 14 gusht, në bazë të drejtës për informim publik për ecurinë e hetimeve, vijon të jetë pa përgjigje.

Kthimi Prokurorisë Sarandë në një “kështjellë” hermetike për këtë rast, nuk bën gjë tjetër veçse shton dhimbjen për George Gannon, e familjen e tij, përballë kërkimit të drejtësisë për Rebeccën./tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME