Categories Lajme

Vajza e gazetarit të njohur po lufton me sëmundjen e rëndë? Reagon Methasani: Me ndihmën e miqve ja kam dalë financiarisht, kjo është porosia e saj

Vajza e gazetarit të njohur sportiv, Defrim Methasani po përballet me një sëmundje. Të shumtë kanë qenë miqtë e gazetarit dhe jo vetëm që kanë apeluar për ndihmë, që shteti të vihet në lëvizje për Lunën.

Mes shumë reagimesh është dhe një mesazh nga aktorja Suela Konjari, e cila i bën thirrje ministres së Shëndetësisë që të reagojë për rastin.

MESAZHI I KONJARIT: Miq te dashur, kjo është Luna, e bukura plot miresi , vajza e mikut tim te mirit Defrim Methasani, qe po perballet me nje sfide ne jete! Luna zemer, ti ke emrin e Henes qe une personalisht e dua, i besoj e flas me te! Nga kjo Nate une do ti LUTEM Henes per shendetin tend !
Forca Luna!

Shpresoj qe te vihet ne levizje znj Ministre e Shendetesise për Lunën, bijën e një prej gazetarëve model! NDIHMEN e Shtetit e meriton Luna e Defrimit! Lëviz zonja Manastirliu, sot ka nevoje Defrimi! Miq te behemi bashke per Lunen!

Pas përhapjes së lajmeve ka reaguar gazetari, i cili ka kërkuar vetëm lutje për të bijën në këto momente të vështira.

¨Një postim, shumë mirënjohje dhe një sqarim! Të nderuar miq, kolegë, të njohur dhe të panjohur!
Sot portalet dhe shumë miq në fb kanë postuar statuse dhe lajme të situatës shëndetësore të vajzës sime Luna, natyrisht me dëshirën e mirë duke bërë lutje dhe ndihmë për shërimin e saj.

Ka 5 muaj në fakt që vajza ka probleme shëndetësore dhe ndodhet për kurim në Berlin në Gjermani. Porosia e vajzës që kur ndodhi kjo situatë e papritur ishte që unë të mos postoja asgjë, sepse nuk duam që vështirësia dhe halli ynë, të bëhet objekt diskutimi edhe për ndonjë spekullum të pamerituar që na lëndon qoftë edhe padashje më shumë se edhe sëmundja e saj.

Unë vërtet kam patur nevojë për financa, sepse dihen çmimet atje, por falë miqve që kam ia kam dalë dhe ju jam shumë mirënjohës nga zemra. Unë e kuptoj dëshirën tuaj, por ju lutem nuk dua postime dhe lajme, sepse qetësia e vajzës më duhet më shumë se asgjë tjetër në këto momente. Në dyert e shtetit realisht nuk kam trokitur, madje një telefonatë e ministres Ogerta Manasterliu sot, më kërkoi ta takoja për të qënë pranë meje.

Unë i shpreha mirënjohjen, madje e falenderoj për interesimin atë, ashtu si edhe drejtorin e përgjithshëm të RTSH zotin Alfred Peza që më është gjendur pranë në këto momente të vështira. Ndaj ju lutem rrjeteve sociale, miqve në fb apo kolegëve të televizioneve, të më mirkuptojnë. Mjaft me postime dhe thirrje për kontribute!

Luna ka nevojë vetëm për lutjet tuaja! Ju faleminderit dhe miliona herë mirënjohje!¨, shkruan Methasani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME