Categories Covid-19, Lajme

“Vaksinat europiane i kthejnë njerëzit në majmunë”, BE demaskon propagandën ruse të lajmeve të rreme: Ja cili është qëllimi

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell pretendon se media ruse po përhapin informacione të rreme në lidhje me vaksinat evropiane dhe amerikane kundër COVID-19, në vendet ku Moska dëshiron të shesë të vetat. “Prodhuesit e vaksinave perëndimore tallen haptas në mediat ruse shumëgjuhëshe të kontrolluara nga shteti, gjë që në disa raste ka çuar në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë”, shkroi Borrell. “Thashethemet e tilla padyshim janë drejtuar vendeve ku Rusia dëshiron të shesë vaksinën e saj, Sputnik-V,” tha ai, duke shtuar se veprime të tilla kërcënojnë shëndetin publik mes pandemisë.

Moska ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke thënë se Sputnik-V po shënjestrohet nga një fushatë e inteligjencës së huaj. Fondi Rus i Investimeve të Huaja (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë vendit dhe Ministria Ruse e Shëndetësisë nuk kanë pranuar të komentojnë deklaratat.

Kur ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca, e cila po punon me Universitetin e Oksfordit për të zhvilluar vaksinën e saj, ndaloi provat klinike në shtator për shkak të një sëmundje të pashpjegueshme të një vullnetari, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peshkov u tha gazetarëve se Sputnik-V është i besueshëm. Javën e kaluar, Rusia dërgoi dozat e para të vaksinës në Argjentinë. Ajo ka nënshkruar gjithashtu marrëveshje me shumë vende të tjera të Amerikës Latine dhe Azisë. Të dy dozat e vaksinës ruse kushtojnë më pak se 20 dollarë për person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Helmimi i 56 studentëve të Akademisë së Sigurisë, AKU bllokon 155 kg ushqime te Akademia dhe te ‘Sori-Al’

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar lidhur me dyshimet për helmim të disa kursantëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrëzohet aksidentalisht 60-vjeçari nga ura në Devoll, gjendet i pajetë në lumë

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në Rinas pjesëtari i grupit të Marklen Hakës

Forcat Shqiponja kanë arrestuar  Aurel Deliun, i cili është pjesë e grupit të Marklen Hakës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë! Dyshohet nga ushqimi i shërbyer nga një kompani private

Rreth 40 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME