Categories Politike

Vaksinimi kundër gripit falas, Basha e propozoi që në korrik, ja çfarë shkruante

Ministria e Shëndetësisë ka prezantuar dje strategjinë për përballimin e pandemisë në vjeshtë dhe dimër, pjesë e saj dhe rritja me disa herë e vaksinave falas kundër gripit për grupet e rrezikuara. Por ndërkohë ekspertë nga opozita sjellin në vëmendje se pikat kryesore të planit të qeverisë janë kërkuar nga kreu i opozitës, Lulzim Basha që më 26 Korrik. Tre javë më parë, Basha kërkoi vaksinimin falas.

“Qeveria duhet të marrë urgjentisht masat dhe të sigurojë vaksinën e gripit falas për të gjithë popullsinë në vjeshtë. Kjo do të mbronte shqiptarët nga influenca e stinës dhe komplikacionet e saj, dhe do të ndihmonte sistemin tonë shëndetësor për ta patur atë të gjithin në dispozicion dhe të përgatitur për ta përballuar pandeminë COVID-19,”– thekson lideri i opozitës që në 26 Korrik.

Gjithashtu, ekspertët e opozitës, konsiderojnë se një pjesë e rëndësishme e strategjisë anticovid duhet të jetë rritja testimeve dhe gjurmimi i rasteve. Qeveria ka bërë të ditur se do të dyfishojë kapacitetet në shtator, por nga pikëpamja e opozitës, edhe ky është një hap gjysmak dhe i vonuar, që ka çuar në përhapjen me shpejtësi të virusit dhe të rritjes së numrit të vdekjeve. Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka deklaruar muaj më parë, që plani për rihapjen dhe daljen nga karantina duhet të sigurojë bërjen e të paktën dy mijë testimeve në ditë. Aktualisht, numri i testimeve është 400-500 në ditë, shumë larg nga kërkesa e opozitës për testimin, gjurmimin dhe kurimin në kohë të sëmundjes së rrezikshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME