Categories Lajme

Vaksinoi gruan pa “lejen” e tij, kanadezi godet me grusht infermieren

Një burrë ka sulmuar fizikisht një infermiere femër pasi i kishte injektuar të shoqes vaksinën e Covid-19 “pa autorizimin e tij”.

Policia në krahinën kanadeze të Quebec tha se janë në kërkim të burrit që goditi infermieren me grusht në fytyrë sepse i kishte injektuar gruan pa lejen e tij.

Ngjarja ndodhi të hënën në një farmaci të qytezës Sherbrooke, 155 kilometra në juglindje të Montreal, e lejuar të administronte vaksina, tha zëdhënësi i policisë Martin Carrier.

“I dyshuari kishte hyrë drejtpërdrejt në zyrën e injeksioneve dhe kishte goditur infermieren,” tha Carrier.

Burri raportohej se ishte shokuar kur mësoi se gruaja e tij kishte bërë vaksinën në një farmaci dhe për më tepër “pa autorizimin e tij”, dhe kishte g oditur në fytyrë infermieren duke e p lagosur, shtoi Carrier.

Në shumë vende infermierët po përballen me abuzim për zbatimin e politikave të vaksinimit, përveç përballjes së më hershme me pandeminë e Covid-19.

Në rastin në fjalë nuk është e qartë nëse i dyshuari  ishte kundër vaksinimit apo faktit se gruaja e kishte marrë injeksionin pa lejen e tij.

Protestat anti-vaksine janë përshkallëzuar së fundmi në Kanada para zgjedhjeve federale të kësaj jave, të fituara sërish nga Justin Trudeau. Provinca e British Columbia mbylli shkollat kësaj jave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME