Categories Lajme

Varfëria, “Dora Sekrete” i vjen në ndihmë familjes nga Tirana

Një apel rrëqethës për ndihmë u publikua pak ditë më parë nga JOQ ALBANIA. Bëhet fjalë për familjen Drizari nga Tirana, ku mjerimi dhe sëmundja ishin ulur këmbëkryq në shtëpinë ku dëgjoheshin zërat e 5 fëmijëve . Kjo familje përbëhet nga 7 anëtarë, ku kryefamiljari ndodhet në një gjendje të vështirë shëndetësore, pasi është operuar në mushkëri. Ai ka qenë dora e vetme e ndihmës për atë familje, por tashëm ai vuan sëmundjen që nuk e la të mbante të afërmit e tij.

Mirëpo, zemra e madhe e shqiptarëve dhe bamirësia e tyre nuk njeh kufij. Kjo familje, e cila së fundmi po jetonte ditët më të vështira të saj, është ndihmuar nga “Dora Sekrete”, një nismë anonime, e cila synon të promovojë gjestet humanitare të shqiptarëve ndaj njerëzve në nevojë, pa përfshirë propagandën në mes. Anëtarë të kësaj lëvizjeje të cilët kanë vetëm synimin të largojnë varfërinë nga çdo familje shqiptare, kanë dërguar ndihma për pjesëtaret e familjes Drizari.

Me fytyrë të mbuluar, pasi qëllimi është ndihma dhe jo reklama e tyre, ata kanë mbushur jo vetëm shtëpinë e familjes nga Tirana, por edhe shpirtin e tyre, e cila shihet qartë në sytë e fëmijëve. “Dora Sekrete” do vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve. Familja Drizari është vetëm një nga copëzat e bamirësisë që kjo lëvizje do u ofrojë gjithë shqiptarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME