Categories Lajme

Varhelyi viziton Shqipërinë, së bashku me Ramën në këtë datë inspekton Bypass-in e Vlorës të financuar nga BE (Agjenda)

Komisioneri i BE, Oliver Várhelyi do të largohet nga Podgorica të enjten për të vazhduar në Shqipëri. Së bashku me kryeministrin Edi Rama, ai do të vizitojë ‘Bypass-in e Vlorës’, një projekt i financuar nga BE-ja dhe do të mbajë një konferencë për shtyp rreth orës 19:30 me CEST.

Më 14 korrik, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell dhe Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e BE Oliver Várhelyi do të jenë në Mal të Zi për Këshillin e 11-të të Stabilizim-Asociimit BE-Mali i Zi.

Takimi, i kryesuar nga Përfaqësuesit e Lartë, do të jetë një mundësi për të shqyrtuar marrëdhëniet dypalëshe BE-Mali i Zi sipas Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe për të diskutuar zhvillimet e fundit në Mal të Zi dhe në Ballkanin Perëndimor.

Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, Kryeministri i Malit të Zi Abazović dhe komisioneri Várhelyi do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi rreth orës 11:45.

Pasdite, përfaqësuesja e BE do të ketë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile para takimit me presidentin Milo Gjukanoviq. Të premten, më 15 korrik, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, ku do të zhvillojë një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm Krivokapiq.

Takimi do të pasohet me një deklaratë për shtyp rreth orës 9:30 me CEST.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME