Categories Lajme

Varianti “Delta”? Bino: Po infektohen të rinjtë, në spitale janë shtruar të pavaksinuarit

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se në ditët e fundit ka një rritje të moshave të reja të prekura me COVID-19 prandaj i bëri thirrje edhe njëherë kësaj kategori që të vaksinohet për të shmangur rrezikun.

“Ajo çka shohim ne, me vërtetë nuk kemi raste në spitale tani, rastet e shtruara janë të pa vaksinuara, por shikojmë një rritje të grup moshave të reja, nga 15-24, nga 25-34 dhe 35-44 dhe mbi 70-vjeç kemi pasur raste.

Është e rëndësishme që grupmoshat e reja të vaksinohen, por edhe qendrat të mos lënë asnjë pa vaksinuar edhe në shtëpi edhe në komunitet, pasi ka shumë të pamundur që nuk dalin dot nga shtëpia” tha Bino.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se dyshimet janë se në Shqipëri qarkullon varianti “Delta”, por ende nuk ka asnjë zyrtare, pasi pritet informacioni i konfirmuar. “Javët e hapura do të vijojnë.

Vaksinimi për çdo grupmoshë të vazhdojë. Vaksinimi i hapur ka vaksinuar, është rritur mbulimi dhe shihet një interes në rritje edhe për +18 vjeç.

Fakti i këtyre ditëve kemi një rritje të lehtë, kemi dyshime të arsyeshme nga sinjalet laboratorike se në Shqipëri qarkullon varianti Delta, por ende jemi në pritje të rezultateve. Shihet në vendet e rajonit dhe përreth që ka një rritje të këtij varianti prandaj ka nevojë për rritjen e ndërgjegjësimit për vaksinim. Të hënën do të vijnë 44 mijë vaksina Pfizer” tha ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME