Categories Lajme

Policia në Vlorë vë në pranga 3 persona, ja për çfarë akuzohen

DVP Vlorë,  Policia vë në p ranga 3 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Procedohen penalisht dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe N arkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë p enale, ndaluan shtetasin R. H., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në bu rg”, për veprat p enale “P rodhimi dhe shitja e n arkotikëve” dhe “Futja e sendeve të ndaluara në IEVP”. Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit: -K. L., 29 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi; -A. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe me leje drejtimi të pezulluar, është përfshirë në një aksident dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan p enalisht shtetasit: P. I., dhe E. G., të dy banues në Sarandë. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Ksamilit, u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur 20 shezlongë dhe 10 çadra, pa lejen e organeve kompetente. Materialet h etimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME