Categories Lajme

Vau i Dejës,I vuri zjarrin një sipërfaqeje në këtë rrugë, arrestohet 33-vjeçari

Vau i Dejës, I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, me bimë të ulëta, anash aksit “Bushat-Barbullush”, duke rrezikuar përfshirjen nga flakët, të mjeteve që qarkullonin në këtë rrugë, si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin, arrestohet 33-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, pas njoftimit se një shtetas iu kishte vënë flakën shkurreve dhe barishteve, në anë të aksit rrugor “Bushat-Barbullush”, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me komunitetin e zonës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit A.M., 33 vjeç, banues në Trush.

33-vjeçari, duke iu vënë zjarrin bimëve të ulëta, në anë të aksit rrugor, rrezikoi përfshirjen nga flakët, të mjeteve të qarkullonin në këtë aks, si dhe të sipërfaqeve të mbjella dhe të banesave përreth.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon qytetarët për besimin dhe për denoncimin në kohë, të çdo paligjshmërie. Gjithashtu, apelon sërish për të mos shkaktuar zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht deri me 15 vjet burgim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME