Categories Lajme

Vazhdimisht keni ndjesi therëse në pëllëmbat e dorës

Vështirë për t’a kuptuar, por vërtetë që disa sëmundje ne mund t’i kuptojmë nga pëllëmba e dorës. Një artikulll nga Bright Side tregon se çfarë po përpiqet t’ju paralajmërojë trupi kur keni këtë ndjesi therëse në duar. Lodhje dhe dobësi; Kur mbajmë objekte të rënda ose e vendosim kyçin e dorës në pozicione të parehatshme, rrisin presionin e nervave afër sipërfaqes së lëkurës. Kjo çon në ndjesinë e mpirjes të të gjitha gishtave. Çfarë duhet të bëni: Bëni një masazh të duarve dhe pak pushim.

Mungesë vitaminash; Mungesa e disa vitaminave të caktuara (si vitamina E, B1, B6 dhe B12) mund të shkaktojnë shpesh ndjesinë e shpimit në gishtat e dorës së majtë ose në këmbën e djathtë. Çfarë duhet të bëni: Përpiquni të balanconi dozat e vitaminave që merrni. Është shumë e rëndësishme që të konsultoheni me një mjek për të përcaktuar dozën e duhur të vitaminave që ju dhen, pasi teprimi me disa vitamina mund të kenë gjithashtu efekte anësore në trup. Dëmtime në shpinë; Gishti i vogël i dorës së majtë mund të jetë tregues i problemeve të ndryshme me shpinën. Kjo ndodh për shkak të ushtrimit të madh të presionit dhe dëmtimit të nervave.

Çfarë duhet të bëni: tendosni apo shtriqni shpinën sa më shpesh të mundeni; bëni joga, gjimnastikë ose not. Dhe shmangni periudhat e gjata në pozicionin ulur. Probleme me qarkullimin e gjakut; Si shfaqet: Mund të ndieni mpirje të gishtave të dorës së djathtë për shkak të presionit të ushtruar në nervat sipërfaqësore ose ndonjë traume të pësuar në dorë ose bërryl. Mpirja në dorën e djathë mund të shkaktohet gjithashtu nga sëmundje të caktuara kardiovaskulare, që ndikojnë tek rrjedhja e gjakut tek gjymtyrët. Çfarë duhet të bëni: Bëni një ecje ose ushtrime të lehta për të përmirësuar shëndetin e enëve të gjakut tek gjymtyrët.

Sëmundja Buerger; (inflamacion dhe trombozë në enët e gjakut të madhësisë së vogël dhe mesatare, zakonisht në këmbë dhe duar. Sëmundja lidhet me duhanpirjen). Si shfaqet: Sëmundja prek zakonisht duhanpirësit. Rrjedhja e gjakut ndërpritet vazhdimisht nga nikotina, që çon pastaj në mungesë të mineraleve në trup. Kështu shkaktohet mpirja fillimisht në gishta dhe më pas në të gjithë krahun. Çfarë duhet të bëni: Nuk ka asnjë mënyrë për të kuruar këtë sëmundje plotësisht. Megjithatë, heqja dorë nga duhani është hapi i parë që duhet të ndërmerrni.

Diabeti; Një nga shenjat e para të diabetit është ndjesia e shpimit me gjilpërë që shfaqet në këmbë dhe duar. Kjo ndodh për shkak të pakësimit të rrjedhjes së gjakut në pjesë të caktuara dhe nga dëmtimi i fundeve nervore dhe fibrave. Çfarë duhet të bëni: Diabet i tipit 1 trajtohet me ndihmën e injeksioneve të insulinës. Ndërsa diabeti i tipit 2 lidhet me shumë me dietë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME