Categories Sport

Vazhdojnë reagimet për penalltinë e Ronaldos: “Po e shkatërroni futbollin”

Java e 11-të e Serie A do të mbahet mend si nga javët më me shumë polemika për vendimet e arbitrave dhe përdorimin e VAR. Polemikat në Napoli-Atalanta u pasuan nga ato në Juventus-Genoa, për kartonin e kuq që gjyqtari i ri Giua i dha Cassatas i cili ishte shumë i ekzagjeruar, por edhe për kartonin e kuq të mohuar ndaj Bentancur në minutat e fundit dhe pse jo ndaj Ruganit që në pjesën e parë. Megjithatë Giua i vuri kapak gjithçkaje me penalltinë që akordoi në favor të Ronaldos në minutat, 11-metërsh që u kthye në gol nga portugezi dhe që i dha fitoren bardhezinjëve me shifrat 2-1.

Kontakti me Sanabrian ishte por Ronaldo e kërkoi atë dhe hedhja ishte shumë e shëmtuar pavarsisht prekjes së lehtë që pati nga sulmuesi i Genoas. Një penallti e ngjashme iu dha Imobbiles në Lazio-Atalanta pak ditë më parë, por jo çdo prekje e tillë është penallti edhe pse në këtë rast Giua u konsultua edhe me VAR-in.

Penalltia e akorduar në favor të Ronaldos ka ngjallur irritimin e vëllait të lojtarit të Napolit Lorenzo Insigne, Marcos i cili ka bërë një postim në Instagram teksa komenton: “VAR-i ku është? Jeni shkatërruesit e futbollit italian”. Fjalë këto në drejtim të arbitrave që vinë menjëherë pas atyre të presidentit të Napolit De Laurentiis. Në foton e publikuar nga Marco Insigne ka komentuar edhe kapiteni i Genoas Domenico Criscito i cili nuk luajti në këtë sfidë për shkaqe dëmtimi me këtë të fundit që shkruan “sa e shpifur”, por më pas Criscito e ka fshirë komentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME