Categories Lajme

Vazhdon protesta e banorëve të Astirit, Avokati i Popullit zbret në terren

Banorët e Astirit vazhdojnë të protestojnë ndaj vendimit të qeverisë për të prishur banesat e tyre pa marrë më parë dëmshpërblimin e plotë.

Në ditën e 16 të protestës, ata i qëndrojnë kërkesës së tyre, për dëmshpërblim 100%, ndërsa paralajmërojnë se pasdite do të jenë sërish në rrugë.

“Pa na dhënë 100 % të dëmshpërblimit, ne nuk tërhiqemi”, tha një nga protestuesit. Për të ndjekur nga afër protestën kanë zbritur në terren edhe përfaqësues të  Avokatit të Popullit.

Një nga juristët e këtij institucioni deklaroi se ata po ndjekin rastin e një gruaje, e cila pretendon se është dhunuar nga policia, ndërsa qytetarja denoncimin e bëri drejtpërdrejt në televizionin Neës 24.

“Sigurisht që po e mbikëqyrim situatën. Avokatja është prononcuar publikisht  për rastin e dhunimit të një gruaje. Ne po mbledhin informacion, por po ndjekin edhe rastin e zonjës e cila tregoi se është dhunuar nga policia. Pikërisht për këtë kemi ardhur për të vëzhguar”, tha një nga përfaqësuesit e Avokatit të Popullit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME