Categories Lajme

Vdekja e 17-vjeçares në Velipojë, prokuroria ndryshon akuzën për Indrit Bajraktarin

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet për ngjarjen e rëndë që ndodhi 1 vit më parë ne Velipojë, ku gjeti v dekjen 17-vjeçarja Enisa Doda. Mësohet se prokuroria ka ndryshuar akuzën për Indrit Bajraktarin nga “V rasja me dashje”, në “V rasje nga pakujdesia”.

“i pandehuri me mendjelehtësi ka krijuar bindjen se është në gjendje që së bashku me të ndjerën të bëjë një shëtitje me motor uji, në një distancë të konsiderueshme nga bregu i detit,se është në gjendje të shmangë pasojat k riminale, mbytjen në ujë të vetë atij apo të shtetases Enisa Doda.

Bajraktari, ka besuar në forcat e aftësitë e tij se mund ta bëjë shëtitjen me motor uji pa i ardhur atij apo të ndjerës ndonjë pasojë e rendë,siç mund të jetë mbytja në ujë e 17-vjeçares Enisa Doda…”, shkruhet në aktin e prokurorisë.

Sipas prokurorisë, me akuzën e re, Bajraktari rrezikon një d ënim minimal që fillon me gjobë deri në 5 vite burgim. Gjithashtu, prokurorja e çështjes ka vendosur që të pushojë dhe akuzën e “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” për Bajraktarin, pasi sipas saj nuk ekziston fakti.

Kujtojmë se dy të rinjtë po bënin xhiro me skafm, kur në një moment të dy janë rrëzuar dhe për pasojë vajza ka gjetur v dekjen.  Vajza 17-vjeçare, Enisa Doda, u gjet e mbytur në orët e para të mëngjesit të datës 20 gusht 2020, rreth 1200 metra larg nga bregu.

Sipas peshkatarit Sabedin Sula, që konstatoi trupin e pajetë mbi ujë, adoleshentja kishte në qafë të varur çelësin e motorit të ujit, që kishin marrë me qira së bashku me Indrit Bajraktarin.

Djali i sapoardhur nga Anglia, e ka ftuar vajzën të bënin një xhiro me motor uji, dhe për këtë i janë drejtuar një pike biznesi që jep motorë me qira, dhe që zotërohet nga Ditmir Harusha në Velipojë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME