Categories Lajme

“Vdekja e Zhejit, pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë në vend”, avokati Llangozi: Ambulanca krejtësisht e papajisur!

Avokati Arben Llangozi ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit të njohur Artur Zheji. Llangozi shprehet se Zheji nuk ka marrë trajtimin e duhur në ambulancë, e cila ka qenë e papajisur me mjetet e duhura për ndihmën e shpejtë.

Avokati u shpreh se tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Sipas tij qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve.

“Një nga shkaqet që çuan drejt humbjes së jetës së publicistit të njohur Artur Zheji lidhet drejtpërdrejt me mënyrën e trajtimit që iu bë në Spitalin e Sarandës dhe ekipin e urgjencës së këtij institucioni.

Pas njoftimit për gjendjen e rëndë të pacientit, në vendngjarje mbërriti një ambulancë që rezultoi krejtësisht e papajisur për të përballuar një rast të tillë kritik. Në vend që të zbatohej protokolli standard për një atak akut kardiak, që përfshin monitorim kardiak, oksigjenoterapi, EKG, aspirinë, medikamente për dhimbjen dhe transport urgjent të pacientit në barrelë, ambulanca kishte vetëm një shtrat bosh, pa asnjë pajisje bazike për shpëtimin e jetës.

Më skandaloze është fakti se pacienti nuk u mor i shtrirë në barrelë, por u lejua të ecte vetë për të hipur në ambulancë, një veprim që bie ndesh me çdo standard mjekësor dhe që rrit ndjeshëm rrezikun në rast infarkti akut.

Një tjetër element kritik ishte mungesa e përgatitjes së defibrilatorit. Në çdo ambulancë dhe urgjencë spitalore defibrilatori është pajisje bazë që duhet të vihet menjëherë në dispozicion sapo dyshohet për atak kardiak. Në rast arresti, ekipi duhet të nisë reanimacionin kardiopulmonar (CPR) dhe të aplikojë defibrilacion sipas protokollit ACLS. Në rastin e Zhejit, nuk u bë as përgatitja më minimale për këtë procedurë jetike, duke e lënë pacientin pa mundësinë elementare të shpëtimit.

Ky rast tregon jo vetëm mungesën e pajisjeve bazë në shërbimin e urgjencës së Sarandës, por edhe papërgatitjen profesionale të stafit. Në vend që të ishte një ambulancë e pajisur për të shpëtuar jetë, ajo u shndërrua në një mjet transporti i ftohtë dhe i padobishëm, duke ia mohuar pacientit shansin për të marrë ndihmën e parë të specializuar dhe për të mbërritur gjallë në një qendër spitalore me kapacitete më të larta.

Tragjedia e Artur Zhejit nuk është vetëm një dështim individual i një ekipi të urgjencës, por një pasqyrë dramatike e gjendjes së shëndetësisë publike në vend. Qytetarëve u mungon garancia më elementare për trajtim sipas standardeve, duke u lënë jetën në mëshirë të fatit dhe të një sistemi të degraduar që shpesh dështoi edhe atje ku çdo sekondë ishte çështje jete a vdekjeje.

Edhe më shqetësuese është fakti se, pavarësisht shkeljeve flagrante të protokolleve mjekësore dhe dyshimeve të arsyeshme për neglizhencë që mund të kenë ndikuar në humbjen e jetës së Artur Zhejit, organet ligjzbatuese nuk kanë nisur asnjë hetim.

Deri më sot, as prokuroria dhe as institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të verifikuar përgjegjësinë ligjore të personelit mjekësor apo të drejtuesve të spitalit, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se rasti po tentohet të mbulohet në heshtje,” tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME