Categories Lajme

​Vdiq në moshën 56-vjeçare këngëtarja irlandeze Sinead O’Connor

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinead O’Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare.

Në një deklaratë, familja e këngëtares tha se “me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinead-it tonë të dashur”,

“Familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar dhe kanë kërkuar privatësi në këtë kohë shumë të vështirë”.

Ajo ishte më e njohur për këngën e saj “Nothing Compares 2 U”, e lansuar në vitin 1990, e cila u bë numër një në mbarë botën, shkruan BBC.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, i bëri homazhe asaj duke thënë se muzika e saj “u pëlqye në mbarë botën dhe talenti i saj ishte i pashoq dhe i pakrahasueshëm”.

Këngëtarja e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, solli gjithsej 10 albume në studio.

Albumi i saj i parë “The Lion and the Cobra” doli në 1987, duke hyrë në top 40 në MB dhe SHBA.

Djali 17-vjeçar i këngëtarës nga Dublini, Shane, vdiq vitin e kaluar, disa ditë pasi u raportua i zhdukur.

Duke shkruar në mediat sociale pas vdekjes së tij, O’Connor tha se ai “kishte vendosur t’i jepte fund luftës së tij në tokë” dhe kërkoi që “askush të mos e ndjekë shembullin e tij”.

U konvertua në Islam në vitin 2018, duke ndryshuar emrin e saj në Shuhada’, por vazhdoi të performojë me emrin e saj të lindjes.

Në vitin 1992, një nga ngjarjet më të shquara të karrierës së saj ndodhi kur ajo grisi një foto të Papa Gjon Palit II në shfaqjen televizive amerikane “Saturday Night Live”, ku ajo ishte e ftuar.

Pas performancës, ajo shikoi drejt kamerës dhe tha “luftoni armikun e vërtetë”, një protestë kundër Kishës Katolike.

Incidenti rezultoi në ndalimin e saj të përjetshëm nga transmetuesi NBC dhe në protesta kundër saj në SHBA.

“Nuk më vjen keq që e bëra. Ishte e shkëlqyer,” tha ajo në një intervistë për New York Times në 2021.

Rrjetet sociale u vërshuan me homazhe për këngëtaren pasi u njoftua për vdekjen e saj mbrëmjen e së mërkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME