Categories Lajme

Veliaj apel bizneseve: Dhurata që mund t’i bëni qytetit për Vit të Ri është hapja e vendeve të punës

/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti. Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj punësimi.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.
Ai dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë. Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj. Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME