Categories Lajme

Veliaj apel bizneseve: Dhurata që mund t’i bëni qytetit për Vit të Ri është hapja e vendeve të punës

/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje të gjithë bizneseve që në prag të festave të fundvitit t’u ofrojnë mundësinë e punësimit të gjithë atyre të prekurve nga tërmeti. Duke folur gjatë takimit falënderues me të gjithë punonjësit socialë dhe vullnetarët për ndihmën e pakrahasueshme që dhanë në këto ditë të vështira, Veliaj theksoi se ky dhjetor do të jetë edhe një muaj punësimi.

“Dua të thërrasim një konferencë të të gjithë bizneseve kryesore të Tiranës dhe ti themi, dhurata që ju do ti bëni këtij qyteti për Vit të Ri edhe për Krishtlindje është punësimi i “x” njerëzve. Pra ne duhet të japim tani edhe listën e njerëzve në fshat dhe në qytet që ju ra tavani, që u ra shtëpia, që e kanë shtëpinë e pabanueshme. Nëse ne arrijmë ta kthejmë këtë krizë në një oportunitet dhe në një mundësi do të jemi realisht fitimtarë”, tha Veliaj.
Ai dha lajmin e mirë të rindërtimit të gjithë banesave të dëmtuara si dhe të planit ambicioz për krijimit të lagjeve të reja që do kenë të gjithë infrastrukturën e nevojshme.

“Unë besoj që çdo krizë është një mundësi, çdo gjë që prishet është shans për diçka që të rregullohet. Kemi një shans urbanistik bashkë me kryeministrin, bashkë me qeverinë të dizenjojmë këto tre lagje të reja. Kemi filluar punën në disa prej këtyre, kishim filluar gjithsesi sepse ishin zona të qytetit që kishin mbetur periferike dhe pa shumë zhvillim dhe unë besoj që tani kemi mundësinë që të shkojmë nga marshi i parë ku i kishim futur këto projekte t’i çojmë në marsh të pestë. Pra është një mundësi në urbanistik, është një mundësi në ekonomi nëse ne këtë e kthejmë në avantazh vitin tjetër që është 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet”, theksoi Veliaj. Ai bëri apel që në këto momente të gjithë të bëhen bashkë për të kapërcyer këtë situatë dhe për t’i dhënë shansin një brezi të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U jepte doza të larta insuline pacientëve: Infermierja “serial killer” dënohet me burgim të përjetshëm

Një ish-infermiere që vrau të paktën tre pacientë dhe u përpoq të vriste më shumë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy vjet i zhdukur pa asnjë gjurmë, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinajt nga ‘Metamorfoza1’

Prokuroria e Posaçme (SPAK), dha detaje nga mbyllja e hetimeve për dosjen Metamorfoza 1, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dalin sot përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të shikoni nëse jeni fitues

Përgjigjet e Lotarisë amerikane DV 2025 dalin këtë të shtunë më datë 4 maj 2024,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa

Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vrau gruan, prokuroria italiane kërkon burgim të përjetshëm për shqiptarin

Selami Bodi, vrau në tetor të 2023 bashkëshorten e tij Etleva Bodi. Ngjarja e rëndë…

LEXO ME SHUME