Categories Lajme

Veliaj nuk vesh fustan e bizhu! dhe marrja nën hetim e Bushkës, Rama: PS nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante

Kryeministri Edi Rama ka habitur jo pak sot teksa u shpreh se njeh njerëz që janë intimiduar nga drejtësia. Në mbledhjen e Grupit Parlamentar ai tha se për këtë është gati për të dëshmuar.

Rama kërkoi prova për dosjen e Erion Veliajt.

“Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu apo fustan, ndërkohë që kryetari i bashkisë nuk vesh fustane dhe as vendos bizhu dhe për këtë të marrësh një njeri të zgjedhur që ka një kontratë me qytetarët, duhet minimalisht të tregosh fustanet dhe bizhutë. 

Nuk kemi më as ca diskutojmë as ca vëmë në dyshim. Provat, është shumë e thjesht. Provat janë ato që e ndajnë këtë punë. Nga ana tjetër, cfarë Klotilda tha, është beteja e saj jo e jona. Çfarë është beteja jonë janë standardet. Unë psh jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj, janë intimiduar njerëz. I kam takuar unë, kam folur unë me ta. 

Dhe pse? 

Pa asnjë lidhje me Erionin, për shkak se janë njerëz të botës së artit dhe të kulturës dhe dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike, një artist, e kanë marrë e kam kërkuar, nuk e kisha takuar asnjëherë. E njoh kush është. E kam kërkuar, nuk kishte telefon, ja kishin marrë dhe nuk ja kishin kthyer. I vetmi lajm ngushëllues është që pavarësia është e plotë. 

Por këto janë shenja që abuzimi me pavarësinë është real. Si mund të merret një prind me fëmijën tre vjeç, në karrocë në rrugë dhe ti thuash hajde me ne”, tha Rama.

Rasti i arrestimit të Erion Veliajt dhe marrja nën hetim e deputetes së PS, njëherësh kryetare e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, ka detyruar kreun e socialisteve Edi Rama që të zhvillojë një dëgjese me grupin parlamentar.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama dhe se tashmë PS nuk do të heshtë për shkeljet flagrante që mund të bëhen nga ana e drejtësisë, edhe pse garanton mbështetjen për këtë fundit.

Rama tha se nuk mundet që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të merret nën hetim, kur ajo nuk është thirrur asnjëherë në dyert e drejtësisë.

“Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht të përcjellim lajme dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose padashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Në cilën republike jemi këtu”, tha nder te tjera Rama.

Edi Rama: Këtu duhet të marrim një përgjegjësi, që sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, për litar dhe për tu vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë bandistekse organet e reja të drejtësisë dhe që shënjestrën me libër shtëpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga kreu i SPAK, që ka mbështetjen tonë. Por mungon një pozicion konstruktiv, mungon një palë konstruktive që duhet të jetë edhe garante pavarësisë së gjyqësorit, por duhet të jetë edhe garantë e lirive, të drejtave, standardet demokratike.

Për mua është e pa konceptueshme që kryetarja e komisionit të ligjeve të Shqipërisë, pa hyrë në meritën e çështjes pa diskutuar fare a ka apo nuk ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe e merr vesh nga televizori, duke dëgjuar gazetarët speciale, të cilët disponojnë sekrete hetimore, që disponojnë ushqim që u vjen nga stacioni i trenit për tu hedhur në pazarin e madh të gjësë së gjallë dhe për tu bluar në rrugët e rrugacërisë.

Kjo është e papranueshme. As dje, as sot dhe as nesër derisa unë të jem në krye të kësaj force politike, kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për këdo që hetohet nga drejtësi. Por ndryshe nga dje, kjo force politike nuk do të heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit ndaj kujdo qoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar të pavarësisë, vetëm një idiot ose maskara mund të thonë që pas kësaj ne kontrollojmë drejtësinë.

Ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg fare. Ne nuk jemi këtu hunj gardhi që thjesht të përcjellim lajme dhe të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose padashje të episodeve si ky. Minimalisht kryetarja e komisionit të ligjeve duhej thirrur dhe duhej pyetur. Në cilën republike jemi këtu. Ka shumë gjera që nuk shkojnë që janë një arsye për reflektim sepse gjithçka është ndërtuar me mund dhe falë përkushtimit dhe falë vullnetit dhe punës së prokurorëve dhe gjykatësve nuk mund të shembet, por duhet të2 mbrohet dhe forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME