Categories Lajme

Vëllai gjen motrën të pajetë në shtëpi: Doktori më tha që kishte ngrirë nga i ftohti, drita nuk kishte

Liliana Sema, 66 vjeçe, është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Fier. Gruaja dyshohet se kishte ndërruar jetë dy ditë para se të gjendej nga i vëllai i saj, Baçi Gjoleka, pasditen e djeshme. Ai ka thënë se trupin e të motrës e gjeti të ngrirë nga i ftohti. “Ne e gjetëm të ngrirë nga i ftohti. Ja kishin prerë dritat, kishin 10ditë që ja kishin prerë. Ajo nuk kishte lekë t’i paguante. Unë e gjeta të ngrirë. Doktori tha që ka ngrirë nga i ftohti”, ka thënë vëllai i 66 vjeçares.

Djali i saj, Kushtrim Sema është shprehur se e ëma jetonte në kushte shumë të vështira dhe se mblidhte kanaçe për të jetuar. Ai pretendon se 66 vjeçarja i kishte paguar dritat deri në muajin dhjetor, e megjithatë energjia i ishte ndërprerë. “Më mori kushëriri në telefon, erdha këtu dhe e gjeta mamanë të vdekur. Isha para 10 ditësh këtu dhe bëra sherr për dritat që t’ja linin të paktën të kishte një dritë ndezur. Mami kishte pension, mblidhte kanaçe, punonte edhe te komshinjtë kur kishte. Vuante nga zemra, tensioni. Ajo i ka paguar dritat deri në dhjetor, ata thonë që nuk i ka paguar. Ajo ka vdekur nga i ftohti, ka ngrirë sepse edhe një rezistencë që kishte nuk kishte si ta vinte në punë”, ka thënë për mediat djali i Liliana Semës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME