Categories Kulture

Vend i cili vizitohet nga shumë turistë, rritet çmimi për të vizituar Parkun Arkeologjik të Apolonisë, sa kushton tashmë

Rritet me 200 lekë çmimi i biletës për të vizituar parkun Arkeologjik të Apolonisë, duke shkuar nga 400 në 600 lekë. Për të dielën e fundit në çdo muaj dhe ditët e festave dhe për fëmijët deri në moshën 12 vjeç bileta jepet falas. Sipas drejtoreshës së Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj, rritja e çmimit të biletave është bërë për të përballuar mirëmbajtjen e parkut.

“Ndryshimi i tarifës është bërë duke pasur parasysh edhe mirëmbajtjen e siteve si dhe ndërhyrjet që janë bërë, por kryesorja është për mirëmbajtje pasi ka kosto. Tarifat që u ngritën janë bileta individuale 600 lekë, ajo e grupit 500 lekë dhe tarifat e reduktuara që është për pensionistët, nxënësit, studentët etj”, Dyrmishaj.Për pensionistët, personat me aftësi të kufizuar etj, tarifa është e reduktuar me 50 deri në 60%. Parku Arkeologjik i Apllonisë është monument i trashëgimisë kulturore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME