KED ka zhvilluar mbledhje urgjente ditën e sotme, ku ka miratuar procesverbalët për kandidatët në Gjykatën Kushtetuese. Ky vendim i KED u mor pas thirrjes së ndërkombëtarëve për ngritjen e GjK.
Përmes postimeve të tyre, Kim dhe Soreca thanë se nuk ka asnjë arsye praktike që Gjykata Kushtetuese të mos ngrihet brenda këtij viti. Anëtarët e rinj të KED, që u përzgjodhën me short janë: Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Ervin Pupe, Adnan Xholi, Astrit Kalaja, Elona Toro, Gjon Fusha, Genti Xholi, Rilinda Selimi.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar. Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.
