Categories Lajme

U dërgua në Itali por duhen para për trajtimin, kolegë dhe miq të Drini Dobit bëjnë thirrje për ndihmë në rrjetet sociale

Mjeku i njohur neurolog Drini Dobi u vendos të dërgohej për kurim më të specializuar jashtë vendit ku vijon luftën për jetën, në gjendje të rënde shëndetësore. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital, por për një kurim të plotë nevojiten të tjera të ardhura monetare. Për këtë arsye dhe për të nxitur këdo që dëshiron të kontribuojë në shpëtimin e jetës të një mjeku dhe një aseti për vendin, gazetarja Sonila Meço ka publikuar në Facebook-un e saj llogarinë bankare në emër të bashkëshortes së mjekut Dobi. “Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit!“, shkruan ndër të tjera Meço në postimin e saj.

Postimi i plotë i Sonila Meços: Të dashur miq, të njohur e të panjohur, që u ndodh të lexoni këtë status e që ndoshta jeta u ka çuar të paktën një herë të merrni këshilla e mjekim nga mjeku i njohur neurolog, Doktor i Shkencave Mjekësore Drini Dobi ju kërkoj pak vëmendje:

Dr. Dobi është nisur për një kurim të specializuar jashtë vendit, pas ndërlikimeve serioze të gjendjes së tij nga covid-19. Pas një përpjekjeje të jashtëzakonshme nga kolegë e miq u arrit të mblidhet një shumë që garantoi transportin dhe qëndrimin disa ditor në spital. Ende në kushte të vështira shëndetësore, por me shpresën e inkurajuar edhe nga mjekët italianë, Dr. Drini mund t’ja dalë. Por duhen javë trajtimi e qëndrimi në spital për të gëzuar plotësisht atë ditë.

Ndaj një grup kolegësh, nga spitalet, klinikat dhe Urdhëri i Mjekut të Tiranës, miq e të njohur, dashamirës e njerëz zemërbardhë janë bërë bashkë për të siguruar mbulimin financiar të këtij trajtimi të domosdoshëm për t’i garantuar jetën mjekut të rrallë, një aseti kombëtar për nga shërbimi ndaj shëndetit publik, Dr. Drini Dobit.

Ngjan paradoksal ky postim në kushtet e një ndihme që duhej të qe e garantuar për jetët, që shpëtojnë jetë, por këto janë kushtet, të imponuara në një mënyrë a tjetër në një vend krizash të njëpasnjëshme.

Këto janë të dhënat e numrit të llogarisë, vënë në dispozicion për të risjellë mes nesh, në sallat e neurologjisë duke kontribuuar sërish për ne mjekun e të gjithëve, Drinin tonë të shtrenjtë. Falënderim zemre për këdo, që edhe në pamundësi financiare, një lutje ia dedikon Dr. Dobit! Thirrjes së Meços i janë bashkuar dhjetra qytetarë dhe kolegë të Dobit, ndërkohë që më poshtë është dhe llogaria ku gjithësecili mund të japë ndihmën e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME