Categories Lajme

Vendimi i qeverisë: Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar

Regjisori Altin Basha është emëruar drejtori i ri i Teatrit Kombëtar, duke zëvendësuar në këtë detyrë Hervin Çulin.

Këshilli i Ministrave, miratoi sot vendimin për vendosjen e Bashës në krye të Teatrit Kombëtar.

Më herët Basha ishte drejtori i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, post nga i cili dha dorëheqjen pasi kandidoi për postin e Drejtorit të Teatrit Kombëtar.

Ai kandidoi për këtë post së bashku me Kiço London, Arben Derhemin dhe Elma Dorezin.

Teatri Kombëtar dhe Teatri Eksperimental u shkatërruan mëngjesin e 20 majit 2020 nga fadromat, të mbështetura nga mbi 400 policë, që nxorrën me dhunë artistët dhe aktivistët, për t’i hapur rrugë një projekti që parashikonte ndërtimin e një teatri të ri dhe të disa kullave pas tij, ndërsa artistët i japin shfaqjet te ArTurbina afër parkut të Liqenit Artificial.

Njoftimi i qeverisë

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR

Në mbështetje të pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, e të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Hervin Çuli, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME