Categories Sport

Vendos UEFA: Superkupa e Evropës me shikues

UEFA po planifikon ta bëjë një test në ndeshjen e 24 shtatorit në Budapest, ku do të lejohet 30 për qind e publikut të jetë prezent në stadium Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka njoftuar se shtëpia e futbollit evropian po planifikon që t’i rikthejë shikuesit në tribuna në ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 24 shtator në Budapest të Hungarisë dhe Ceferin, në Asamblenë Gjenerale të ECA-s ka njoftuar se në këtë ndeshje do të lejohet 30 për qind e publikut.

“Jo gjithçka është normale, por shpejt do të jetë. Gjashtë muaj më parë gjithçka ishte ndalur, por tash jemi këtu. Duhet të jemi optimistë, futbolli është i fortë. Superkupa në Budapest do të jetë një pilot-test, i cili mund të na ndihmojë që ta kuptojmë se çka mund të bëjmë”, u shpreh numri 1 i futbollit evropian. Në Superkupën e Evropës do të përballen fituesi i Ligës së Kampionëve, Bayern Munich dhe fituesi i Europa Leagues, Sevilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME