Categories Kulture

Vendoset në Vlorë shtatorja e Donika Kastriotit!

Është përuruar sot në qytetin e Vlorës shtatorja e Donika Kastriotit në një ceremoni organizuar nga Fondacioni Mbarëkombëtar Kulturor “Nermin Vlora Falaski” dhe Bashkia e qytetit, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut.

Merrnin pjesë anëtaret e fondacionit, anëtar të këshillit të bashkisë, intelektual të qytetit, banorë të Vlorës etj.

Ndodhej edhe Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj dhe Nënkryetari i Bashkisë zoti Shaban Mehmeti.

Në ceremoni ka folur para të pranishmëve Kryetarja e Fondacionit “Nermin Vlora” gazetarja e njohur Zenepe Luka, e cila ka falënderuar veçanërisht skulptorin vlonjatë Skënder Tena, sponsorët që bënë të mundur derdhjen në bronz të Donika Kastriotit, Bashkinë e Qytetit etj.

Më pas artistet e popullit Tinka Kurti dhe Margarita Xhepa kanë zbuluar nënë duartrokitjet e të pranishmëve shtatoren e Donika Kastriotit.

Grupi polifonik “Djemtë e Vlorës” këndoi këngë kushtuar Donika Kastriotit, Skënderbeut dhe Ismail Qemalit.

Pranë shtatores kanë vendosur buqeta me lule Kryetarja e Këshillit të Bashkisë zonja Vojsava Shkurtaj, anëtaret e Fondacionit “Nermin Vlora”, nga Këshilli Bashkiak i Vlorës etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME