Categories Politike

‘Venecia’ rrëzoi Metën/ Presidenca: Brenda javës publikojmë opinionin mbi draftin, zero shkelje të kushtetutës

Brenda javës presidenca do të publikojë një opinion lidhur me draftin e Komisionit të Venecias, mbi figurën e presidentit Ilir Meta. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i presidentit Tedi Blushi i cili thotë se Raporti tregon zero shkelje të kushtetutës, ndonëse raporti i publikuar pak ditë më parë thoshte se presidenti Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit.

“Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.

Zero shkelje të kushtetutës!

Mbrojtje e shkëlqyer e kushtetutës!

Mbrojtje e shkëlqyer e konventës europiane të të drejtave të njeriut!

Mbrojtje e shkëlqyer e vendimit të gjykatës së strasburgut për të drejtën e zgjedhjes!

Mbrojtje e shkëlqyer e detyrimeve ligjore që ka Shqipëria nga marrëveshja e stabilizim asocimit me bashkimin europian!”, shkruan Blushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME