Categories Lajme

Veprimet monstruoze të njerkës për të ndrydhur ndjenjat e 11-vjeçarit

Një nxënës ishte detyruar të kryente marrëdhënie seksuale me njerkën e tij, si një përpjekje e kësaj të fundit për ta “kuruar” nga homoseksualiteti. Daniel Dowling 36 vjeç, ishte 11 vjeç kur kishte pranuar homoseksualitetin e tij. Në atë kohë, i ati e kishte detyruar që të shikonte pornografi, kurse njerka e detyronte të kryente me të marrëdhënie seksuale.

Ngjarja ka ndodhur në Berkshire të Britanisë së Madhe. Duke folur për “Mirror”, 36-vjeçari ka thënë se ende pas 20 vitesh e ka të freskët shijen e parfumit të njerkës së tij. Ai ka treguar se njerka Annette Breakspear, tani 62 vjeç, e detyronte atë të kryenin marrëdhënie duke u përpjekur ta bindte që të mos ishte homoseksual. Gjatë 3 viteve, ai detyrohej nga babai dhe nga njerka për të patur momente intime me këtë të fundit. Në një rast, i ati e goditi pasi Daniel refuzoi që të kryente marrëdhënie me njerkën.

“Ndonjëherë kur babi nuk ishte në shtëpi, ajo më kërkonte në dhomën e saj për të kryer marrëdhënie seksuale”, ka thënë 36-vjeçari. Babai i tij u dënua me 5 vite burgim, kurse njerka me 8 vite për abuzim. Vuajtjet e tij 3-vjeçare morën fund në vitin 1996, kur i ati u divorcua nga njerka. Në atë kohë, Danieli kishte pësuar trauma dhe u trajtua me psikolog.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME