Categories Lifestyle

Veprimet që nuk duhet të bëni për t’u rënë në sy të tjerëve…

Nga frika e mospranimit nga shoqëria, shumë persona shpesh përpiqen të sillen në mënyrën më të përsosur të mundshme.Por është e rëndësishme të dini se askush nuk ka lindur i përsosur. Ne nuk mund t’i pëlqejmë të gjithëve përreth nesh dhe as nuk duhet të përpiqemi ta bëjmë atë. Më poshtë janë disa nga arsyet pse nuk duhet t’i bëni përshtypje të tjerëve dhe t’i jepni përparësi vetes suaj.

Përulja nuk ju bën të dukeni modest Përulja shihet më shumë si modesti false. Ajo duket më shumë si pjesë e shfaqjes suaj fallso e cila do sjellë shumë bezdi tek njerëzit. Mos iu përul askujt!

Bëjini udhëtimet për t’i shijuar dhe jo për t’i bërë zili njerëzve në rrjetet sociale Një studim tjetër pohoi se njerëzit zakonisht udhëtojnë për ‘status shoqëror dhe pëlqime’ sesa për të eksploruar vendin. Ata zakonisht zgjedhin të bëjnë udhëtime që të tjerët të ndjejnë zili dhe për t’i tregur përmes fotove të tyre në “Instagram” se sa bukur po kalojnë. Por ajo periudhë është koha që të heqësh dorë nga telefonat, të shijojoni udhëtimin dhe të jeni mirënjohës për atë që keni.

Bëni gjithçka për t’u dukur perfekt në një takim nga frika e refuzimit Epoka moderne e takimit ka revolucionarizuar në brezin e fundit. Njerëzit përpiqen të tregojnë anën e tyre më të mirë dhe të lumtur në vend që të jenë të sinqertë.Kjo ndodh sepse të dyja palët shqetësohen nëse personi që kanë përballë e pëlqen apo jo. Dije që të jesh i sinqertë është gjë shumë e mirë. E drejta dhe ndershmëria jote do vlerësohet gjithmonë dhe nuk do të të lerë asnjëherë në baltë.

Nuk jeni vetvetja, hiqeni si dikush tjetër Ndonjëherë ne shkojmë edhe në ekstreme për t’i bërë dikujt përshtypje. Vishemi me rroba të bukura dhe hiqemi më miqësor sesa jemi në realitet. Kjo mund të konsiderohet normale, por sipas një studimi është jo normale nëse një person përpiqet t’i bëjë përshtypje dikujt tjetër duke bërë gjëra që nuk janë të rehatshme dhe të dalë nga vetja.

Tregoni marrëdhënien tuaj në mediat sociale Në ditët e sotme, çiftet pëlqejnë të publikojnë marrëdhëniet e tyre në mediat sociale për t’ia vërtetuar njëri-tjetrit dhe botës se dashuria e tyre është e fortë. Një studim pretendon se ky impuls për të ngarkuar shumë postime nga marrëdhënia juaj quhet ndryshe dhe si ‘dukshmëria e marrëdhënieve’.Çiftet që ndihen të pasigurt me marrëdhënien që kanë ose mund të ndihen paksa të dobët për partnerin, ata përdorin platforma të mediave sociale për t’i vërtetuar botës se ata janë shumë mirë. Me fjalë të tjera, komentet pozitive nga rrjeti i tyre mund t’i heqin nga shqetësimi i tyre personal për marrëdhëniet.

Shpenzimet ekstravagante në dasma Në ditët e sotme, shumë dasma bëhen luksoze për t’i bërë përshtypje të ftuarëve. Nuk është një ide e keqe të kesh një dasmë luksoze por sipas një studimi një dasmë e madhe me harxhime të mëdha mund të rrisë shanset për t’u divorcuar. Nga ana tjetër, martesat e kursyera mund të rezultojnë në martesa të lumtura dhe të zgjatura.

Braktisja e ëndrrave tuaja Të kesh ëndrra dhe aspirata është një nga mënyrat më të mira për të lulëzuar në jetë, veçanërisht kur keni punuar me gjak, djersë dhe lot për t’i arritur ato. Ju keni ardhur deri tani dhe jeta ju ka çuar në këtë moment, por gjithçka do të jetë e kotë nëse do të tundoheni të minimizoni gjërat që i keni kushtuar jetën tuaj vetëm për të kënaqur dikë tjetër. Mos e bëni! Ju meritoni më të mirën për gjithçka.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME